Vajza e Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina kohë më parë ajo ka njoftuar se do të debutojë fuqishëm këtë vit në muzke dhe mesa duket e ka mbajtur premtimin e dhënë. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Precious” e realizuar nga producenti Bloque dhe teksti i bërë nga vetë ajo.

Anxhelina ka njoftuar në fillim të këtij viti se së shpejti do futet në tregun muzikor dhe fabula e këngëve të saj do jetë mbi dashurinë dhe dhimbjen.

“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, ka qenë shkrimi i Anxhelina Hadërgjonaj.

Kujtojmë se këngëtarja prej 9 vitesh nuk ka publikuar asnjë këngë të re dhe mesa duket tani do e shohim më aktive në muzikë dhe do presim projektet e saj të reja. /tvklan.al