Fatos Nano: “Më lejoni sërisht dhe cilësisht t’ju garantoj se nuk do të ketë asnjë dramë, asnjë çarje por përkundrazi do të forcohet kohezioni, bashkëveprimi dhe lufta për rezultate që ju shërbejnë të gjithëve. Pra edhe këtë herë do të kënaqet shumica dhe jo ata që presin të ndodhi ndonjë hata.
Të gjitha marëveshjet vlejnë nëse nuk terhiqen palët e tjera, sepse unë jam i vendosur të qëndroj në këtë pozicion.
Dua tju themë se qeveria dhe unë personalisht kanë të gjithe informacionin e duhur, prandaj jam kaq i qetë, për të sjellë në të njëjtin kuptim, në disa elemente dhe nivele të munguara deri tani edhe kryesinë ashtu si grupin parlamentar dhe natyrisht të gjitha këto do ti ofrohen publikut. Pra natyrisht unë jam edhe në këto momente në punë, qeveria është në punë, pavarsisht nga ky debat dhe pavarsisht nga afërsia e ndonjë antari të kryesisë apo qeverisë me kryeministrin ose jo”.

Gazetarja: Nëse do të ketë një krizë në parlament shpresoni në mbështetjen e Berishës?

Fatos Nano: “Po ju garantoj se nuk do të ketë ndonjë krizë në parlament dhe unë me Berishën kam marrdhënie maxhorancë – opozitë dhe jo qeverisëse ose bashkëqeverisëse”.

Fatos Nano: “Më lejoni t’ju themë se unë drejtoj qeverinë e Partisë Sociliste ku Meta është antarë dhe bashkëqeverisje me një antarë qeverie është njësoj si një memorandium që nënshkruajn ministrat me njëri tjetrin”./tvklan.al