Pas gati një viti arrestohet një 40 vjeçar i shpallur në kërkim. A.M. i akuzohej për trafik të lëndëve narkotike është dënuar në mungesë me 14 vjet burg.

Komisariati i policisë së qarkut Gjirokastër si dhe zyra e rajonale e luftës kundër dogës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit I.M., i lindur në Gjirokastër dhe banues në Fier.

Për këtë persona ka dalë një urdhër arresti që prej majit të vitit  2003, pasi është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe është dënuar me 14  vite burg.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në shtëpinë e babait të tij në Gjirokastër.  Materialet e grumbulluara dhe personi i kapur do i kalohen për kompetencë të mëtejshme dhe për ndjekje ligjore prokurorisë së rrethit Fier./tvklan.al