Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk është thjesht lufta brenda grupit parlamentar ajo çka duhet bërë realisht për demokratizimin e Partisë Demokratike. Është shprehur sot kështu ish-kryeministri Meksi, një nga njërëzit që ka hartuar një platform me shkrim për ndryshimet në PD. Sipas tij ndryshmet në PD do të vijnë atëherë kur të gjithë ata që mendojnë ndryshe të kenë një program të përbashkët ku të flasin nëpërmjet tij dhe jo të veçuar.

Aleksandër Meksi i është kundërpërgjigjur dhe deklaratave të krerëve aktual të PD, të cilët të larguarit dhe ata që nuk mendojnë si Berisha nuk I cilësojnë tjetër veçse të penduar.

Aleksandër Meksi:- “Unë jam anëtar i Partisë Demokratike dhe PD nuk ka amra njerëzish, kështu që unë nuk jam penduar nga askush dhe për asgjë. Unë jam shqiptar i kulluar, dmth. që nuk pendohem për asgjë”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego