Orget Isallari: “Partia Demokrisitane e Shqipërisë dhe kryetari i saj Anton Gurakuqi, shprehin dhe njëherë vlerësime për kodin zgjedhor, i cili jo vetëm do të garantoj zgjedhje sipas standardeve por njëkohësisht i krijon mundësinë çdo partie që të testohet realisht nga zgjedhësit shqiptarë. Lidhur me mitingun e zhvilluar dje në Tiranë, PDK sqaron se ne s’kemi qenë dhe as s’do të jemi pjesë e mitingjeve, protestave apo kulistave që bien ndesh me parimet dhe vlerat demokristiane. Risia e vetme e kësaj proteste ishte fakti se shqiptarët mësuan realisht rolin e Nard Ndokës, si kundër kuptuan se ai është vetë se një prej nënkryetarëve të LSI-së që shfaqet dhe bën zhurmë sa herë që ja kërkojnë urdhëruesit”./tvklan.al