Komiteti për politikë të jashtëm në Parlamentin Europian, shqyrtoji raportin e përpiluar nga ai i Tregtisë Ndërkombëtare dhe propozoji që rezoluta të përfshijë dhe përshpejtimin e procesit liberalizues të vizave, pasi është pengesë për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

Raportuesi i Komitetit Kristian Vigenin, përmend rastet konkrete duke komentuar se ka probleme, përsa kohë ekziston një regjim i tillë vizash, këtë e vërtetojnë dhe raportet e herë pas hershme. Sipas tij ka probleme për të gjithë qytetarët në përgjithësi, por sidomos për biznesmenët që janë dhe në vëmendjen e raportit për marrëdhëniet ekonomike tregtare.

Dhe i pyetur se çfarë pret parlamenti nga KE për këtë çështje, Vigeni tregon, se komiteti i jashtëm do të shpresonte që marrëveshja e lehtësimit të vizave të zbatoj me përpikëri dhe të niste shpejt procesin e liberalizmit të plotë dhe gjatë kësaj periudhe të bie dakord sipas tij për disa marrëveshje të ndërmjetme që bëjnë të mundur më shumë lehtësime për vizat ndaj studentëve, mësuesve apo tregtarëve për t’u lejuar atyre më tepër akses në tregun e përbashkët europian.

Gazetarja: “Investimet e huaja janë një tjetër çështje problematike në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes BE dhe Rajonit. Komiteti i jashtëm në PE, bën thirrje për më shumë transparencë në këtë çështje si dhe u kërkon qeverive të firmave investuese që të mos bëjnë presion ndaj vendeve të rajonit”.

Ka informacione sipas eurodeputetit Vigeni, se në rastet e investimeve të mëdha të huaja, pra kur flasim për privatizime nuk ka transparencë të plotë ndaj publikut për marrëveshjen e arritur përfundimtare çfarë mund të ketë pasoja në ekonominë e vendit me periudha afatgjate apo në disa raste ka dhe presion nga qeveritë e investitorëve europian, por sërish Vigeni nuk tregon se për kë bëhet fjalë.

27 vendeve anëtare të BE-së u sugjerohet t’i japin asistencë specifike për vendet e Rajonit në kuadër të programit të ashtu quajtur qeveri ndaj qeverisë në ato çështje që qeverisja e rajonit shfaqin vështirësi. Ndërsa KE i bëhet thirrje e veçantë për t’i dorëzuar në kohën e duhur parlamentit një propozim të ri që synon asistencë buxhetore të posaçme për vendet e Ballkanit, duke theksuar se çdo financim i ri në rajon dhe sidomos në Kosovë duhet të jetë i kushtëzuar dhe me plan konkret të zhvillimit ekonomik afatgjatë./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj