Astrit Hado, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka shpjeguar në studion e Klan News kategoritë që përfitojnë indeksim 4.1% të pensioneve.

“Ku përfshihen të gjithë pensionet e pleqërisë, pensionet e invaliditetit, urban e rural. Të gjithë trajtimet e veçanta siç janë për ish-minatorët, ish-punonjësit e industrisë ushtarake, ish-pilotët, ish-lundërtarët.”

Por jo të gjithë të moshuarit përfitojnë rritje të pensionit.

“Indeksohet masa e pensionit, jo e totalit të të ardhurave. Sepse ka masë pensioni dhe total të ardhurash, pasi ka një sërë kompensionesh që jep qeveria e që nuk janë të natyrës kontributive. Të gjithë pensionistët e para 2014-ës kanë një 5 mijë lekësh të vjetra që e marrin për energji elektrike dhe bukë. Pensionistët që jetojnë vetëm, ose një çift pensionistësh që nuk i kanë fëmijët, marrin 12 mijë e 880 të vjetra kompensim, këto nuk indeksohen.”

Qeveria premtoi se që dhe bonuesi i fundvitit për pensionistët do te jetë më i lartë këtë vit.

Klan News