Këngëtarja Anita Bitri, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, janë përcjellë dje për në banesën e fundit në Vlorë. Një kortezh prej 3 km me makina kanë shoqëruar arkivolët nga Rinasi për në qytetin e saj të Lindjes. Ceremonia është organizuar në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë ku mijëra qytetarë bënë homazhet e fundit për artisten e tyre.

Autoritetet lokale, të pranishme në këtë ceremoni mortore, kanë premtuar se njërës prej rrugëve të këtij qyteti do t’i vendosin emrin e Anita Bitrit. Ndërkohë vëllai i Anitës, i cili ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë trupat, deklaron edhe shkakun e vdekjes që ka dalë pas 5 ekspertizave të FBI-së. Sipas tij, tragjedia ka qenë një fatalitet aksidental dhe nuk ka pasur asnjë dyshim që vdekja të ketë qenë e qëllimshme.

Anita Bitri, së bashku me vajzën Sibora dhe nënën e saj, kanë vdekur nga shpërthimi i gazit në shtëpinë e tyre në New York disa ditë më parë./tvklan.al