Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Përfaqësues të OSBE-së janë takuar sot me kandidatin socialist për bashkinë e Durrësit Lefter Koka. Takimi është bërë me dyer të mbyllura dhe bëhet vetëm një ditë pas vendimit të KQZ, për dëbimin e shtabit elektoral të Kokës nga pallati i kulturës. Pas takimit, askush nga palët nuk ka dhënë deklarim lidhur me tematikën e bisedës.

Ndërkohë KQZ, ka hedhur poshtë ankesën e socialistëve për shkarkimin e Sabah Jemishtës, nga posti i sekretarit të KZQV të Durrësit. Sipas pretendimit të PS, Jemishta është përfshirë në listën e anëtarëve të këshillit bashkiak të PD dhe kjo krijon konflikt interesash. Por sipas vendimit të KQZ, posti i sekretarit të KZQV, nuk ka të drejtë vote dhe emërimi i tij edhe pse është në listën shumemërore, nuk bie në kundërshtim me ligjin./tvklan.al