Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjatë takimeve që pati me banorët e komunave Karbunarë e Vogël dhe Fier-Shegan e Lushnje u ndal në investimet e kryera gjatë qeverisjes së mazhorancës demokratike si në këto komuna e më gjerë.

Sokol Olldashi: “I gjithë investimi në tre vjet i qeverisë së Partisë Socialiste në komunën e Fier-Sheganit ka qenë 20 milion lekë të reja. 20 milion lekë të reja, thënë në valutë 200 mijë dollarë në tre vjet të marra së bashku. Investimi që ne kemi bërë në komunën e Fier-Sheganit në tre vite të marra së bashku dhe është 360 milion lekë të reja, pra 3 milion euro është ekzaktësisht 15 herë më shumë sesa në kohën e Partisë Socialiste”.

Olldashi shtoi se qeveria ka filluar projektimin e atij që do të jetë projekti më i madh i mandatit të dytë dhe që është boshti i jugut rruga Tiranë-Elbasan-Kuçovë-Shpirag-Luftinjë-Tepelenë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle