Të gjithë anëtarët e një familjeje janë plagosur rëndë, si pasojë e shpërthimit të një bomble gazi. Ngjarja ndodhi dje pasdite në lagjen “Jani Vruho”, në Berat. Nga hetimet e para rezulton se shpërthimi ndodhi pas një defekti në llastikun që lidh bomblën me petrogazin. Xhelal Babaliu është një nga të plagosurit. Ai ka qenë pranë bomblës në çastin e shpërthimit. Edhe fëmijët Xhelioni, 8-vjeç dhe Halili kanë djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Dëmtime kanë pësuar nëna e tyre, Leonora, 35-vjeç dhe e moshuara Xhaxheko Babaliu. Flakët kanë përfshirë bansën e të dëmtuarëve dhe për shuarjen e tyre kanë ndihmuar fqinjët e pallatit. Ata kanë nxjerrë dhe dërguar në spital të 5 të plagosurit. Sipas mjekut të Spitalit të Beratit, djegiet janë të shkallës së tretë, në fytyrë dhe në trup, plagët u rrezikonin jetën dhe për këtë arsye familja Babaliu është dërguar në Spitalin e Tiranës për një mjekim të specializuar./tvklan.al