Lajme Arkiva 2003

Përfundon afati i kontrollit të dosjeve për firmat piramidale të në zyrën e përmbarimit gjyqësor në Tiranë, gjatë dy muajve të fundit dy përmbarues të rrethit Fier, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Tropojë, Sarandë,  Mirditë, Tiranë dhe Gramsh u komanduan në Tiranë për të nxjerrë shkeljet në dosjet e ardhura në këtë drejtori, nga komisioni i transparencës së fajdeve.

Urdhri për ushtrimi e këtij kontrolli doli nga drejtoria e përgjithshme e përmbarimit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë dhe përkoi me kohën kur mes përmbarimit dhe kryeadministratorit të fajdeve Farudin Arapi nisi një konflikt lidhur me ekzekutimin e urdhrave për shlyerjen e shumave të mëdha nga debitorët e firmave piramidale.

Asnjë nga të dy palët nuk ka pranuar ende të jap emrat e debitorëve të cilat sipas burimeve të konfirmuara janë pushtetarë dhe politikanë. Pretendimi i zyrës së përmbarimit të kryeqytetit që ka numrin më të madh me emra debitorësh, ka qenë se komisioni i fajdeve ka dërguar emra të paplotë të këtyre debitorëve dhe më pas ka urdhëruar lirimin e tyre nga detyrimi.

Kjo ka shkaktuar një dëm prej 100 milionë Dollarësh në dëm të personave që kanë depozituar para në firmat piramidale. Numri më i madh i debitorëve i përket firmës rentiere “Vefa”. Shkeljet e vërejtura pritet të raportohen nesër nga 10 përmbaruesit që kryen kontrollin e tyre gjatë këtyre dy muajve të fundit./tvklan.al