Shqipëria e ka mbyllur me 11 medalje kampionatin europian të peshëngritjes për të rinj që u mbajt për gati 1 javë në Durrës. Skuadra e meshkujve ishte suksesi kuq e zi pasi u rendit e treta, ndërsa ajo e femrave vetëm e 10 duke qëndruar larg zonës së medaljeve. Erkan Qerimaj dhe Daniel Godelli ishin kampionët e këtij turneu duke marrë së bashku 5 të arta.

Shqipëria përveç medaljeve ka shënuar sukses edhe në organizimin e të parit aktivitet europian të peshëngritjes duke lënë një shije të mirë te të gjithë pjesëmarrësit. Mikpritja që i bëri Durrësi kampionatit, la rrugën hapur për mbajtjen e turneve të tjera të rëndësishme në vendin tonë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku