Përfundon operacioni për emetimin e Eurobondit


Përfundon operacioni për emetimin e Eurobondit

15:50 24/11/2021

Ibrahimaj: 650 mln euro do përkthehen në investime

Për të pestën herë që prej vitit 2010 qeveria ka arritur të sigurojë nga tregjet ndërkombëtare një borxh, kësaj radhe në vlerën e 650 milionë eurove me një afat maturimi 10-vjeçar. Për Ministren e  Financave, Delina Ibrahimaj emetimi i Eurobondit rikonfirmoi besimin e investitorëve të huaj dhe tregjeve ndërkombëtare financiare.

“Ky është hap i rëndësishëm jo vetëm për sigurimin e likuiditeteve të nevojshme për vitin 2021 dhe 2022 kryesisht, por edhe për praninë e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare, si dhe për garantimin e besimit të investitorëve të huaj në qeverinë shqiptare dhe në reformat që jemi duke ndërmarrë”.

Ibrahimaj tha se paratë e siguruara nga tregjet ndërkombëtare do të shkojnë për projektet e mëdha infrastrukturore të qeverisë.

Ministria e Financave u shpreh se Eurobondi do ta çojë borxhin publik të vendit në 80.2 % deri në fund të këtij viti dhe se 650 milionë eurot nuk janë marrë për të amortizuar deficitin, që për këtë vit parashikohet të jetë në nivelin 6.8%.

Tv Klan








Të ngjashme