Në tre rrethet e Prefekturës së Gjirokastrës është në përfundim procesi i regjistruesve në terren i votuesve për zgjedhjet e pushtetit lokal. Vetëm dy njësi adiministrative nga prefektura nuk kanë mundur të dërgojnë deri tani të dhënat e regjistrimit në qendrën e informatizimit në Tiranë. Ato janë komuna e Lazaratit dhe Bashkia e Gjirokastrës. Sekretati i Përgjithshëm i Komunës së Gjirokastrës Pandeli Bedjava për Televizionin Klan sqaron:

“Në rrethin e Gjirokastrës ka ngelur vetëm Bashkia e Gjirokastrës dhe të gjitha bashkitë e tjera i kanë dorëzuar këto dokumentacione. Dhe Bashkia e Gjirokastrës po vazhdon punën e saj dhe deri tani në 90 qendra votimi që ka janë dorëzuar 14 qendra të votimit, por këto nuk janë dorëzuar akoma në komisionin e qendrës së informatikës të regjistrimit për regjistrin kombëtar të votuesve.”/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari