Për herë të parë krutanët do të kenë ujë pa ndërprerje. Lajmi e jep kryeministri Edi Rama i cili thotë se ka përfunduar vepra e ujësjellësit dhe brenda pak ditësh Kruja do të të furnizohet me 24 orë pa ndërprerje.  Nga ky ujësjellës do të përfitojnë 17.500 banorë.

“Ka përfunduar vepra e ujësjellësit që brenda pak ditësh do të furnizojë 24 orë pa ndërprerje, 17.500 banorë të qytetit të Krujës me ujë të pijshëm e me cilësi me burime nga 1630 m lartësi”, shkruan Rama.

Kreu i ekzekutivit shkruan ndër të tjera se bëhet fjalë për një vepër inxhinerike komplekse, e cila është shtrirë në një terren të thyer malor.

“Një vepër inxhinierike komplekse, e shtrirë në një terren tejet të thyer malor në vargmalet e Skënderbeut, kilometra të tëra linjë e re dërgimi që sot është në fazën e fundit të testimit e kolaudimit”, shkruan Rama, i cili postimin e tij në Facebook e shoqëron me një video. /tvklan.al