30 mijë maturantë do të kryejnë më datën 9 qershor provimin e parë të detyruar atë të letërsisë. Për të gjithë gjimnazet e vendit do të ketë 7 lloje testesh për këtë lëndë për shkak të programeve të profilizuara që nxënësit kanë zhvilluar për 4 vjet.

Agjencia qendrore e vlerësimit të arritjeve të nxënësve bën me dje se hartimi i pyetjeve prej specialistëve do të bëhet më datën 3 qershor dhe në mënyrë sekrete ato do të dërgohen për botim ndërsa përmbajtja e tyre do të ketë 3 nivele vështirësie.

“Niveli i parë që përfshin njohjen dhe të kuptuarin dhe që rrok nxënësit e notës tradicionale 5, 6 zë 40% të pikëve të testit, niveli i dytë që ne e quajmë zbatim i arsyetuar zë gjithsej 40% të sasi totale të pikëve dhe niveli i tretë më i lart, zbatimi në një situatë të re ku kontrollohet kreativiteti zë 20% të kërkesave të testit.”

Sipas drejtuesit të agjencisë ku hartohen testet krahasuar me vitet e tjera, sivjet numri i maturantëve që do të arrijë rezultate të mira pritet të jetë më i lartë./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini