Mbi 33 mije nxënës në mbarë vendin zhvilluan testin e dytë të detyruar maturës shtetërore, atë të matematikes. Provimi, që ka zgjatur dy orë e gjysmë, sipas disa maturanteve ishte më i vështirë nga se e kishin parashikuar.

Maturantja 1: “Provimi ishte goxha i vështirë, sidomos për nxënësit me notë jo të mirë.”

Maturanti 1: “I vështirë ishte por bëmë atë që dinim.”

Maturantja 2: “Me alternativa ishin goxha, zgjidheshin do me thënë, pastaj këto me zhvillim hasëm pak vështirësi.”

Ndërkaq ministria e arsimit dhe shkencës deklaroi, se i gjithë procesi ka ecur normalisht.

Brikena Kollçinaku: “Provimi u zhvillua normalisht dhe komplet sipas parashikimeve. Testet e plotësuara me të njëjtat masa sigurie do të nisen në drejtim të shkollës “Sabaudin Gabrani” në Tiranë nga ku do të shpërndahen  për tu korrigjuar në katër qendra vlerësimi, në Tiranë, në Elbasan në Shkodër dhe në Fier.”

Rezultatet e testimit pritet të dalin brenda dy javësh, ndërkohë që përgjigjet e sakta të tij do të shpallen në faqen zyrtare të internetit të ministrisë së arsimit./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini