Kultivmi i kulturave perimore në sera të jep më shumë siguri për të marrë një prodhim të garantuar. Kështu fermerë, të cilët kanë ngritur sera të tilla sado të vogla, dëshmojnë se kanë patur prodhim të kënaqshëm.

“Prodhimet në ambiente të mbrojtura të perimeve janë më të mira, më të qëndrueshme dhe kanë një avantazh, një epërsi karshi prodhimit d.m.th. në fushë të hapur.”

Ndërsa të tjerë fermerë, të cilët kanë mbjellë të njëjtat kultura në fushë të hapur, thonë se nuk kanë arritur të marrin prodhime, madje, për shkak të rreshjeve dhe thatësirës së menjëhershme, bimët u janë tharë.

“Perimet nuk ecin aq mirë se nuk i kemi në sera dhe kur bie shi perimet janë mirë kur nuk ka shi dhe filllon i nxehti u bie njëfarë vrugu. Nuk kemi gjë në terezi d.m.th.”

Nga viti në vit fermerë të zonave të Tiranës kanë shtuar investimet në sera duke siguruar më shumë prodhim dhe cilësi për prodhimet e tyre vetjake duke u bërë kështu dhe furnizues të tregut. /tvklan.al