Përjashtimi i ish shefit të qarkullimit Luan Shehu nga forcat e Policisë së Shtetit është bërë për ti hapur rrugë prokurorisë ushtarake në hetimet që ka nisur ndaj tij. Me këtë argument e motivojnë drejtuesit e Ministrisë së Rendit largimin e Shehut. Kundër tij sipas një materiali të hartuar nga Shërbimi i Kontrrollit të Brëndshëm ka nisur hetimi për shpërdorim detyre me pasoja dëme financiare. Sipas burimeve nga prokuroria Luan Shehu gjatë kohës që ka drejtuar blut e qarkullimit në kundërshtim me urdhrin e ministrit, ka ulur kamatën e gjobave, madje disa prej tyre i ka zhvlerësuar fare.

I së njëjtës natyrë duket se është dhe motivacioni për lirimin e Ilir Mustafaraj, të cilin e kishte emëruar Luan Rama si këshilltar, edhe pse nga ky post e kishte hequr kryeministri Nano. Edhe Mustafaraj dyshohet se ka kryer abuzime financiare me detyrën shtetërore, por burimet nuk saktësojnë nëse ndaj tij ka nisur procedimi penal, apo kjo thjeshtë është një masë administrative./tvklan.al