Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Azemi është i gjallë në zemrat e demokratëve shqiptarë. Ky lajtmotiv ka mbledhur sot në sallën e Muzeut Kombëtar, miq, shokët dhe përkrahësit e liderit të Dhjetorit. Në këtë aktivitet të organizuar nga grupimi Dhjetori ’90, ishte i pranishëm edhe lideri demokrat Sali Berisha. Në fjalën e tij Berisha solli kujtimet e takimit të parë me prijsin e lëvizjes studentore Azem Hajdari.

Azemi u shndërrua në simbol të shpresës së shqiptarëve duke vrarë frikën e diktaturës tha Berisha. Një tipar tjetër të karakterit të Azem Hajdarit, Berisha përmendi përkushtimin ndaj çështjes kombëtare ku shquhej miqësia e tij me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën dhe familjen e Jasharëve.

Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar është hapur edhe një foto ekspozitë kushtuar aktivitetit të liderit të Dhjetorit Azem Hajdari në një vjetorin e vrasjes./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame