Shirat e shumta të rënë gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të rrethit të Lezhës. Megjithëse jo me të njëjtat përmasa me të vjeshtës së kaluar, në fshatrat Zejmen, Spiten, madje dhe në qytezën e Milotit shirat kanë shkaktuar rënien e dherave dhe bllokimin e rrugëve.
Gazetarja: Jemi këtu në fshatin Zejmen të qytetit të Lezhës, shirat e shumta të rëna gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të këtij qyteti, megjithatë nga prefektura njoftohemi se problemet nuk janë të mëdha, gjëndja është normalizuar gjatë mesditës.

Reshjet e shumta kanë bërë që lumi i Gjadrit të dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe toke, por pa shkaktuar dëme materiale. Sipas të dhënave nga prefektuara e qytetit të Lezhës, janë marrë të gjitha masat që situata e një viti më parë ku shtëpi dhe toka notonin në ujë, të mos përsëritet.

Ndërkohë mësohet se reshjet e një nate më parë kanë krijuar probleme edhe në disa lagje të qytetit të Durrësit, duke bllokuar rrugët dhe duke vështirsuar kalimin e automjeteve./tvklan.al