Rreshjet e shumta të ditëve të fundit dhe hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe Komanit ka shkaktuar përmbytjen e disa zonave si në veri ashtu edhe në jug të vendit. Pas pushimit të rreshjeve sot situata paraqitet më e qetë, megjithëse mijëra hektarë tokë gjenden nën ujë. Në qarkun e Shkodrës janë përmbytur 1325 ha (një mijë e treqind e njëzet e pesë hektarë) kryesisht në Komunat e Bushatit, Dajçit, Bërdicës e të tjerë. Ndërkohë që në Vaun e Dejës 9 (nëntë) familje vazhdojnë të jenë të evakuuara. Edhe qarku i Lezhës është përballur sot me pasojat e përmbytjes. Pesëdhjetë shtëpi në lagjen “Skënderbej” të qytetit gjenden nën ujë ndërsa në disa lagje të tjera niveli i ujit pranë banesave ka arritur deri në 50 cm (pesëdhjetë centimetra). Në këtë qark janë përmbytur 360 ha (treqind e gjashtëdhjetë hektarë) tokë bujqësore në zonat e Zadrimës, Zejmenit dhe Gjormit. Sipas prefektit të Lezhës Gjergj Rakaj aktualisht situata është nën kontroll.
Gjergj Rakaj: “Mbrëm ktu kanë qënë përfaqusit e shumicës s’digastereve dhe kemi diskutuar me ta të gjitha problemet. Ka një angazhim shumë të madh të tyre në funksion të zgjidhjes së problemeve sa më shpejt. “
Rreshjet e shumta kanë shkaktuar përmbytje dhe në qarkun e Gjirokastrës ku nën ujë gjenden 124 ha (njëqind e njëzet hektarë) tokë bujqësore. Gjatë natës për çdo të papritur kanë qënë në gatishmëri Forcat e Rendit dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes. /tvklan.al