110 (Njëqind e dhjetë) shtëpi e 2000 ha (dy mijë hektarë) tokë bujqësore të përmbytura si dhe 9 (nëntë) familje të evakuuara. Ky është bilanci i sotëm i përmbytjeve për zonën e Shkodrës. Megjithëse 24 (njëzet e katër) orët e fundit rreshjet kanë pushuar, komunat e nën-Shkodrës dhe lagjet përiferike të qytetit po përballen me përmbytjet për shkak të nivelit të lartë të shkarkimeve në hidorcentralin e Vaut të Dejës, këto shkarkime që kalojnë 2000 m3 (dy mijë metër kub) ujë në sekondë. Por prurjeve i shtohen edhe 800 m3 (tetëqind metër kub) ujë nga Gjadri dhe Kiri që bashkohen me Drinin duke bërë që ujrat të dalin nga shtrati i lumit e duke përmbytur fshatra të tërë të komunave Guri i Zi, Bushat, Dajç e Ana e Malit që shtrihen përgjatë Drinit. Ndërkohë që pikat me kritike janë argjinatura e Dajçit tek e cila niveli i ujit ka mbërritur në pikën maksimale, fshati Dej nga i cili janë evakuuar 9 (nëntë) familje si dhe fshati Obot. /tvklan.al