Rreshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në rrethin e Elbasanit. Ujërat e vrullshëm të lumit Shkumbin kanë shpartalluar pritën e betonit dhe rrezikojnë të përmbysin rrreth 300 (treqind shtëpi) të fshatit Muriqan. Nëse ujërat dalin nga shtrati, rrezikohen gjithashtu pompat e ujit dhe gjithë qyteti i Cërrikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe ushtrisë dhe autoritete të pushteti lokal.
“Përballë ksaj situata është mobilizu, Shtabi i Emergjencës, të gjithë forcat e rrethit presim t’vijnë dhe forca nga Ministria e Mbrojtjes për të bërë mbushjen e lumit edhe siç e shifni momentalisht e mbajmë vetëm me thasë me rërë. Janë duke ardh dhe blloqe betoni nga firmat private, janë moblizu komplet të gjithë strukturat dhe jemi në ndjekje të ktij proçesi.”
Gjithashtu shqetsuese është edhe lumi “Përroi i Zaranikës” shtrati i betonuar i të cilit ka pësuar shembje dhe çarje të mëdha. Banorët e lagjeve përreth jetojnë me ankthin e ndonjë përmbytjeje të papritur. /tvklan.al