Këtë të diel paraqitet një situatë më e qetë dhe uji është tërhequr nga akset kryesore në Vlorë.

Për momentin, grupet e bashkisë në terren po përpiqen për tërheqjen e ujit nga garazhet e pallateve ku janë bllokuar shumë automjete.

Pastrimi i inerteve dhe baltës është një tjetër fokus i punës se grupeve të emergjencës.

63 banesa dhe mjaft biznese janë prekur nga përmbytjet dhe autoritetet lokale kanë nisur të bëjnë verifikimin e dëmeve, të cilat duken se janë të konsiderueshme.

Bashkia është duke bërë edhe pastrimin e 4 shkollave të prekura për të mos cënuar procesin mësimor që nis ditën e hënë.

Në punë është vendosur edhe hidrovori që një ditë më parë doli jashtë funksionit. 

Tv Klan