Kanë dalë në shitje nga kjo e shtunë, biletat e ndeshjes që Shqipëria do të luajë në 14 Tetor në fushën e Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se tifozët shqiptarë kanë në dispozicion dy sektorë të stadiumit.

Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë që do të luhen në “Air Albania” ndaj Çekisë dhe Ukrainës në 16 dhe 19 Nëntor.

Të gjitha sfidat do të transmetohen si zakonisht në ekranin e Tv Klan.

Tv Klan