Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e quajti “të turpshëm” propozimin e presidentit francez Emanuel Makron për vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit. Në një deklaratë të shtunën, shefi i Elizesë tha se ndalimi i furnizimit me armë për Izraelin, do të ndihmonte në ndalimin e luftimeve në Gaza dhe se Franca nuk dërgon armë.

Sipas kreut të qeverisë izraelite, deklaratat e Makronit vijnë në një moment kur Izraeli përballet me “forcat e barbarisë” siç e quajti ai, të udhëhequr nga Irani dhe kur e gjithë bota e qytetëruar duhet të jetë me vendin e tij.

Banorët e Bejrutit përjetuan natën më të vështirë deri më tani të bombardimeve izraelite. Siç duket edhe nga këto filmime, bombat e rëna mbi kryeqytetin libanez shkaktuan re gjigante tymi. 23 persona humbën jetën dhe 100 të tjerë u plagosën, ndërsa në shenjestër ishin pozicionet e Hezbollahut.

Natë e përgjakshme nga bombardimet edhe në Gaza, ku bombat shkatërruan një shkollë duke vrarë 26 persona. Sipas ushtrisë izraelite, ndërtesa shërbente si qendër komande dhe kontrolli për militantët e Hamasit.

Tv Klan