Partizani është ngjitur në krye të renditjes së Superligës. Ishte fitorja minimale 1-0 ndaj Bylisit në Arenën e Demave që u ka dhënë suksesin të kuqve. Ishte mbrojtësi Marcelino Preka ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Gol më tepër peshe, me Partizanin që e çon në 7 numrin e ndeshjeve pa humbje. Ndërsa Bylisi është tashmë në krize rezultatesh, i parafundit në renditje.

Fitore mes tensionesh për Egnatian. Kampionëve iu mjaftoi një gol për të thyer Skënderbeun dhe qëndruar sërish 1 pikë pas Partizanit. Në një sfidë ku u akorduan 2 kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër vendosi goli i Vuthaj.

Ndërsa Skënderbeu pësoi humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit, duke qëndruar në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Tv Klan