Molotovë e flakadanë ishin kryefjala e protestës së thirrur nga opozita, e cila zgjati për më shumë se tre orë. Mosbindja civile nisi nga Kryeministria, ku të parët që u përplasën fizikisht me uniformat blu ishin deputetët e Partisë Demokratike. Kaq mjaftoi që protestuesit të hidhnin molotov në drejtim të selisë së qeverisë.

Pas paralajmërimeve disa herë nga ana e policisë për të ndalur sulmet ndaj institucioneve, kjo e fundit u mundua t’i ndalte protestuesit me sprej lotsjellës. Pas Kryeministrisë, protesta e opozitës vijoi drejt selisë së Partisë Socialiste, aty ku edhe tensioni u rrit më shumë. Demokratët nuk kursyen asgjë, duke i vënë flakën gjithckaje.

Si pasojë e sasisë së madhe të molotovit që rrezikoi edhe jetën e uniformave blu, hyrja e godinës së selisë rozë u përfshi nga flakët. Përshkallëzimit të situatës që zgjati për disa minuta, forcat e policisë iu përgjigjën me gaz lotsjellës. Më pas, turma e protestusve iu drejtua Bashkisë së Tiranës, aty ku kishte një prani të madhe të uniformave blu. Edhe këtu skenari ishte i njëjtë.

Përvec gazit, efektivët e policisë për të shpërndarë protestuesit hodhën edhe ujë në drejtim të turmës. Kjo bëri që organizatorët e Partisë Demokratike t’I drejtonin qytetarët e thirrur në protestë tek Minitria e Brendshme, ku edhe këtu nuk u kursye molotovi. Nga molotovi rrezikoi jetën edhe ky qytetar.

Godina e parlamentit ishte edhe shënjeshtra e fundit, por efektvët e policisë i pritën protestuesit me gaz pa nisur mirë aksionin. Qytetarët u ndanë në disa drejtime, për tu bashkuar më pas me deputetët demokratë duke marshuar në drejtim të pazarit të ri për t’iu shmangut gazit. Gjatë marshimit, protestuesit nuk kursyen asgjë çfarë u doli përpara duke i vënë flakën disa stacioneve të autobusit, kazanëve të plehravee e duke thyer disa prej reklamave të vendosura në rrugë.

Pavarësisht thirrjeve të herë pas hershme të policies, deputetët demokratë tentuan të ktheheshin sërish pranë parlamentit, por sasia e lartë e gazit ua pamundësoi vijimin e mosbindjes civile. Nga përballja e protestuesve me uniformat blu, policia tha se u lënduan 10 efektivë policie, ndërsa tubimi paralizoi per disa orë kryeqytetin, duke bllokuar edhe emergjencat, siç ishte rasti i një gruaje që u detyrua të lindte në makinën me të cilën po transportohej në spital.

Edhe një ambulancë u sulmua nga disa protestues. Opozita e mbylli protestën kombëtare në selinë blu, ku Flamur Noka, i cili i priu mosbindjes civile paralajmëroi përshkallëzim të aksionit qytetar.

“Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë.”

Tv Klan