Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, ekspertë të policisë kanë shkuar pranë institucioneve për mbledhjen e provave.

Përpara kryeministrisë, parlamentit, ministrive dhe bashkisë së Tiranës janë parë ekspertë që po këqyrin vendin e ngjarjes.

Pjesë e hetimit për të identifikuar personat që hodhën molotovë ndaj forcave të rendit dhe institucioneve do të jenë edhe pamjet e kamerave të instaluara në rrugë për këtë qëllim.

Tv Klan