Përurimi i landfillit për përpunimin e mbetjeve të kryeqytetit ka provokuar polemika mes bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së punëve publike. Kryebashkiaku Rama e ka qujtuar inaugurimin nga ana e ministrit Olldashi, si vjedhje e projekteve të bashkisë nga ana e qeverisë.

Edi Rama: “Kryeministri që s’di të punojë, por vetëm të gënjejë rrëmbeu sot autorësinë e një pune që ka nisur në vitin 2001, me kërkesën time këmbëngulëse ndaj qeverisë italiane. Për të financuar rehabilitimin dhe modernizimin teknologjik të fushës së përpunimit të mbeturinave të kryeqytetit. Unë skam asnjë problem me faktin që qeveria  shkon në fushën e sistemuar të plehrave të Tiranës, sepse mund të mësojë se si bëhen punë të mira me njerëzit tanë.”

Kjo deklaratë Ramës ka provokuar edhe reagimin e ministrit Olldashi. Në një konferencë të përshtatshme për shtyp, kreu i dikasterit të punëve publike i quajti akuzat e Ramës ndaj qeverisë si gënjeshtra.

Ndërsa përmes dokumenteve faktoi, se autorësia mbi projektin nga nisja e tij deri në zbatim i përket qeverisë.

Sokol Olldashi: “Ky është vendimi i qeverisë i 23 nëntorit 2005. Për miratimin në parim të marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Republikës së Shqipërisë dhe Artigian Casa, për financimin e programit të menaxhimit të mbetjeve ngurta të Tiranës. Në qoftë se nuk ka guximin qytetar, si kryetar i bashkisë së Tiranës për të thënë faleminderit qeverisë për punën që po bën në qytetin që unë drejtojë, të paktën të heshti, përndryshe fjalët e tij si ajo e sotmja, unë ftojë që t’i merrni dhe t’i çoni te parcela e parë e Sharrës që inauguruam sot.”

Nga ana tjetër ministri Olldashi e akuzoi bashkinë e Tiranës për vonesë në realizimin e këtij projekti. Duke fajësuar direkt kryetarin Rama, por edhe paraardhësit e tij socialist./tvklan.al