Peshkatarët në prag të falimentimit. Ata deklarojnë se nuk kanë asnjë litër naftë për të punuar. Ka më shumë se një muaj që 74 anijet e flotës së Durrësit janë të bllokuar në kalatën e tyre. Siç dihet ata kërkojnë që shteti shqiptar t’i ndihmojnë duke i furnizuar me karburant pa i detytuar të paguajnë akcizën, por vetëm tvsh-në. Jo vetëm që kërkesa që është plotësuar, por sot nga Brindisi në kapitenerinë e Portit të Durrësit, mbërriti një shkresë që ndalonte peshkarexhat shqiptare që ndalonin të hynin në këtë port.

E gjitha kjo bëhet thanë ata për të parandaluar trafiqet ilegale të klandestinëve dhe drogës. Ky rregull i heq këtyre peshkatarëve të vetmen mundësi për të mbijetuar. Tashmë për furnizim ka mbetur vetëm Port i Gumenicës që do të thotë 50 orë lundrim dhe 2 mijë litra naftë për rrugë. Me këto kosto dhe ato pak anije që mund t’a përballojnë udhëtimin, nuk kanë asnjë lloj interesi t’a bëjnë atë.

Shpresa e tyre e vetme mbetet premtimi i Kryeministrit Meta gjatë takimit që ai pati në fund të shtatorit me përfaqësuesit e tyre. Në rast se dhe ai nuk bën gjë shprehen ata, për ne nuk mbetet gjë tjetër veçse të shesim barkat dhe të kthejmë mprasht licensat. Ndërkohë që tregu i peshkut vazhdon të furnizohet me mall të importuar të rritur artificialisht dhe të një cilësie mjaft të dyshimtë./tvklan.al