Rama merr në konsideratë kërkesën e Bashës

Të ndalet çdo tenderim tjetër. Të ndalet çdo shpenzim tjetër dhe të gjithë paratë e shqiptarëve të shkojë në këto tre drejtime”, deklaroi Lulzim Basha të martën.

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi, pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë e Bashës, se prokurimet do të bëhen vetëm për ato procedura që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

“Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë”.

APP njofton se ka pezulluar edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.

Ky vendim nuk lë hapësirë as për prokurimet për nevojat që lidhen me riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, për rindërtimin e mijëra shtëpive dhe apartamenteve për ata që kanë ngelur të pastrehë.

Pezullimi i prokurimeve ka bllokuar kështu prej kësaj të mërkure të gjithë funksionimin e shërbimeve të qeverisjes qëndrore e lokale.

Pushteti lokal, aty ku qytetarët marrin shërbimet thelbësore, rrezikon të mos kryejë tashmë asnjë shërbim, pasi nuk mund të bëjë asnjë blerje, qoftë edhe për nevoja të domosdoshme, si karburanti apo kancelaritë, pa të cilat administrata nuk mund të funksionojë.

Tv Klan