Dështon konferenca kombtare gjyqsore të mbledhur jashtë radhe për të votuar për zgjedhjen e një antari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Konferenca kishte votuar me shumicë një muaj më parë gjyqtarin Gjin Gjoni por Kshilli i Lartë i Drejtësisë mori vendimin për të mos pranuar Gjonin si antar pasi nga verifikimi i mandatit rezultoi se Gjin Gjoni nuk kishte dhjetë vjet punë si gjyqtar, kusht ky për të qënë antar i ktij këshilli. Gjyqtari Gjoni ka kundërshtuar ktë vendim duke iu drejtuar dhe Gjykatës Kushtetuse për interpretim.
Gjin Gjoni: “Unë çmoj se sipas ktij ligji është konferenca kombtare gjyqsore ajo çë duhet të vendosë për qëndrimin ose jo timin si antar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe jo vetë KLD-ja. Në kto rrethana ju kërkoj juve të ndëruar zonja dhe zotërinj kolegë të jepni verdiktin tuaj në pezullimin e zhvillimit të punimeve të ksaj konference deri në marrjen e vendimit nga ana juaj ose nga Gjykata Kushtetuse. Faleminderit!”
Gjyqtarët kanë kërkuar që ky mandat të pezullohet për të dëgjuar më parë Gjykatën Kushtetuse pasi nëse gjykata do t’i japë të drejtë Gjonit për të njëjtin vënd në KLD do të jenë zgjdhur dy antarë. Replikat kanë qënë mjaft të forta, disa nga përfaqsuesit e gjyqsorit kanë akuzuar Thimjo Kondin se po abuzon me drejtimin e konferencës.
Kshilli ekzekutiv ka vendosur, pas orësh të tëra debat, të shtyjë konferencën e cila do të mbahet pas datës tetë mars, datë kur Gjykata Kushtetuse do të marrë në shqyrtim çëshjten Gjoni. /tvklan.al