Lajme Arkiva 2003

Ardit Pulaj: Edhe sonte të ndërtuar teleshikues në rubrikën tonë “Pikat mbi i” do të përqendrohemi te kriza e Irakut dhe më gjerë te pozicioni i qeverisë shqiptare. Për të diskutuar sonte në studion e lajmeve ndodhet drejtori i lajmeve i Tv Klan Sokol Balla. Mirëmbrëma Sokol!

Sokol Balla: Mirëmbrëma!

Ardit Pulaj: Atëherë edhe një herë sot Shqipëria por këtë radhë mes presidentit Moisiu është renditur me pozicione të ndryshme ndaj dy vendeve ballkanike Kroacia dhe Maqedonia, pse ndodh kjo?

Sokol Balla: Në radhë të parë Ard unë mendoj se ka lidhje me motivacionet e ndryshme të presidentëve dhe vendeve që ata përfaqësues në samitin e sotëm në Tiranë. Po të marrim Maqedoninë dhe Kroacinë dhe historinë e këtyre dy vendeve, që të dyja janë vende të ish-Jusgosllavis. Mos të harrojmë pozicionimin e këtyre vendeve gjatë krizës së Kosovës dhe gjatë luftës atje. Ndikimi që ka çdo veprim sidomos në politikën e jashtme dhe atë rajonale tradita e tyre sllave dhe orientimi historik në dy boshte të ndryshme. Pra ndërkohë që bota sllave ka qenë gjithmonë e orientuar drejt lindjes, të gjitha vendet e tjera drejt perëndimit. Në këtë kudër pavarësisht se këto janë vende demokratike, me orientim tashmë të qartë të deklaruar drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, tradita e tyre sllave ndikon gjithmonë, sidomos kur arrin puna në arritjen e një konsensusi rajonal të këtyre vendeve. Përveç kësaj ka edhe histori personale të secilit prej dy presidentëve. Për shembull Stjepan Mesic njihet që bën pjesë në atë plejad liderësh të ish-Evropës Lindore, të cilët kanë pasur gjithmonë tendencë të jenë pacifist sidomos në veprimet dhe në aksionet e tyre politike. Përveç të tjerave Stjepan Mesic është ish-komunist, është ish presidenti i fundit i Jugosllavisë së dikurshme ku përfshihej qoftë Kroacia, qoftë Maqedonia apo dhe Kosova. Të mos harrojmë edhe bombardimet e NATO-s në Kosovë. Pra ajo që NATO bëri dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara me Kosovën mbeten gjatë në kujtesën e popujve sllavë dhe nuk do të shlyhen lehtë. Gjithsesi duhet thënë se ka edhe një sens tjetër në politikën e jashtme të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera për shembull Kroacia dhe Maqedonia si kryesisht të gjithë vendet e ish-Evropës Lindore duke qenë vende të reja kanë edhe tendencën e arritjes së një krenarie të munguar në politikën e jashtme. Ndërkohë Shqipërinë nuk e ka shqetësuar asnjëherë ky problem në këto 12-13 vjet. Ne kemi patur gjithmonë një sens të hapur pro evropian, pro atlantik. Gjithashtu motivacioni tjetër ekstra i shqiptarëve lidhet sërish me Kosovën. Pra Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi kanë një borxh të madh të NATO-s por në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, administratës Klinton ish-sekretarit të shtetit Madaleine Albright për vendimin e tyre historik për të ndërhyrë urgjentisht në Kosovë.

Ardit Pulaj: Ndërkohë patëm edhe kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano i cili shkoi në samit edhe përsëriti edhe njëherë qëndrimin e qeverisë që ai drejton, pro kësaj ndërhyrje në Irak. Madje ai nuk ka kursyer mediat që kanë kritikuar qëndrimin e tij.

Sokol Balla: Po Ardi. Zoti kryeministër i ka cilësuar mediat dhe analizat e tyre amatoreske, çfarë në një farë mënyre hedh dritë edhe mbi atë çfarë ai mendon për industrinë e mediave në Shqipëri, por ne si shenjë e parë për të kundërshtuar këtë do të japim pikërisht deklaratën e zotit Nano kundër analistëve dhe mediave shqiptare që ai bëri sot në Samitin e Tiranës ku u shfaq papritur dhe që sipas burimeve të mia ka mbajtur një konferencë të improvizuar shtypi në një samit ku ai nuk ishte protagonist, por gjithsesi të ndjekim deklaratën e zotit Nano:

Fatos Nano: “Unë besoj se nuk ka vend për asnjë ekuivok në këtë marrëdhënie në të dy komponentët e saj ritheksoj. Me partnerin strategjik të Shqipërisë shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk mund të jetë vetëm një partner historik por edhe shoqërues dhe mbështetës i fuqishëm i të sotmes dhe të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë ashtu edhe në komunitetin evropeist, pra në procesin e angazhimeve që po zhvillohen për anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. Evropezimi dhe Atlantizmi janë dy komponentët themelor të veprimtarisë së Republikës së Shqipërisë dhe të qeverisë së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Besoj se aleanca jonë institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me koalicionin global të luftës kundër terrorizmit është një shtrat i logjikshëm dhe nxitës për rikonfirmimin e pozicionit politik të qeverisë të Republikës së Shqipërisë në mbështetje të  rolit të liderit që luan qeveria amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe regjimeve diktatoriale që ushqejnë terrorizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Besoj se është e nevojshme të theksoj me këtë rast që nuk mund të ndërtohen marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, apo të cilit do vend të Ballkanit si dhe programet dhe iniciativat e partneritetit politik me botën euro-atlantike sipas kulturës dhe mentalitetit të vjetër ballkanas “o me mu, o kundër meje. Besoj se interpretime të tilla amatoreske nuk mund të qëndrojnë as në opinionin publik dhe as në procesin që po shoqëron edhe opinioni publik edhe media të rezultateve të prekshme në solidaritetin tonë euro-atlantik global me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”.

Sokol Balla: Ishte pra deklarata e zotit Nano e mbajtur sot në Samitin e tre presidentëve. Në fakt ka qenë një konferencë shtypi e improvizuar, të cilën zoti Nano dhe stafi i tij fillimisht kane tentuar ta mbajnë në sallën ku më pas do të mbanin konferencë shtypi tre presidentët, por pas një përplasje me stafin e presidentit, kjo është shpërngulur në një ambient tjetër të Pallatit të Brigadave. Gjithsesi Ardi thelbi i këtij qëndrimi të zotit Nano, janë dy pjesë në fakt të këtij qëndrimi, i pari qëndrimi i tij ndaj luftës së Irakut të cilit do t’i rikthehemi më vonë. Të merremi me këtë gërricje të tij të vogël me median. Në të gjitha vendet e zhvilluara demokratike sot është një debat i ndezur në lidhje me çfarë qëndrimi do të mbajnë qeveritë ndaj luftës në Irak. Natyrisht në radhë të parë këtu dua të hap një parantezë. Zoti Nano është kryeministri i një vendi ku mbi 95% e popullsisë kërkojnë të anëtarësohen në NATO. Një vend që në fillesat e para  ka qenë plotësisht perëndimore, pro integrimit në strukturat perëndimore dhen këtë kuadër zoti Nano me deklarimin e tij pro luftës përfaqëson popullin shqiptar. Motivacionet e tij pastaj janë të ndryshme. Në radhë të parë zoti Nano tenton ti kundërvihet një pjesë të medias dhe të opinionit publik dhe analistëve që këto ditët e fundit kanë hedhur dyshime lidhur me motivet e tij të vërteta të mbështetje së luftës në Irak. Të mos harrojmë se zoti Nano shkruajti një artikull në “Boston Globe”, një nga gazetat më prestigjioze të Bostonit, ku gjendet edhe shumica e komunitetit shqiptar dhe ku ai u kujtonte vendeve të tilla si Gjermania dhe Franca se nuk do ekzistonin nëse pas Luftës së Dytë Botërore nuk do të kishin ndërhyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga shumë analistë kjo është gjykuar, me të drejtë në fakt këtë fabul e solli zoi Majko dy netë më parë, ideja e fabulës së miut dhe elefantit që gjenden në një urë dhe që miu është ai që ngre zërin më tepër dhe lavdëron tundjet e urës. Tani unë nuk dua ta vendos zotin Nano në atë pozicion, por ideja është që analistët kanë të drejtë të dyshojnë se përse zoti Nano me kaq këmbëngulje po i kundërvihet shteteve të tilla të Evropës Perëndimore si Gjermania dhe Franca të cilat hapur kanë dalë kundër luftës në Irak dhe shqetësimi i analistëve lidhet sërish me  një  shqetësim të brendshëm që kjo mund të vështirësoj pozitat e Shqipërisë  e cila ndodhet paralelisht siç e tha zoti Nano drejt rrugës së evropeizmit, pra të integrimit evropian dhe kjo ka qenë ai dyshim, ato pikëpyetje që analistët kanë ngritur tani në rast se zoti Nano këtë e quan përpjekje amatoreske, këtë në fakt e tregojnë shikuesit dhe lexuesit. Industria e mediat dhe shtypit është nga më të suksesshmet në Shqipëri. Me gjithë kritikat e mëdha që mund të kenë ndaj nesh ne prapë jemi në biznes ndërkohë që mediat dhe analistët të paktën të pavarur që pavarësisht se zoti Nano mund të ketë dështuar disa herë si kryeministër nuk e kanë quajtur atë amator në politik. Megjithatë ky është një pozicion i zotit Nano, media ka këtë pozicion  që të kritikoj dhe të ruaj qeverinë në çdo veprim që ajo bën.

Ardit Pulaj: Përse ky agresivitet i kryeministrit Nano në mbrojtje të këtj qëndrimi?

Sokol Balla: Unë jam në atë linjë që kanë qenë edhe disa analistë dhe disa kritik të pozicionit të kryeministrit. Shqipëria është një vend që ofron një mbështetje simbolike për koalicionin perëndimor, qoftë antiterror, qoftë në një luftë eventuale të mundshme në Irak. Shqipëria nuk i ka strukturat e nevojshme ushtarake që të bëjë një kthesë në këtë aksion ndërkombëtar në luftë kundër Irakut, pra mbetet një mbështetje simbolike, prandaj edhe tërë ky militantizëm i  madh nuk është fare i nevojshëm, nga ana tjetër nëse ka një tendencë duke i dhënë shumë prioritet mbështetjes publike të shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë luftë tentohet që në një farë mënyre Washinngtoni i cili mund të futet nesër në luftë të harroj problemet e brendshme të Shqipërisë. Dhe si për të kundërshtuar pikërisht këtë prapaskenë të marrëdhënieve publike të kryeministrit sot ambasadori amerikan Jeffrey ka dalë dhe ka sulmuar ashpër sistemin e drejtësisë, prokurorinë, ka thënë po lironi kriminelët, ka thënë po shkatërroni Shqipërinë dhe në një pikë të veçantë ka këmbëngulur që prokuroria të ndahet nga qeveria. Këtë do të ishte më mirë ta fusnim te kronika jonë pa koment./tvklan.al