Shqipëria është e fundit në botë për aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në të menduarit krijues.

“Sipas një raporti të PISA-s, vendi ynë ka performancën më të ulët nga 64 vende të botës. Në shkallën e të menduarit në mënyrë krijuese, Shqipëria ka një rezultat mesatar prej 13 pikësh, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë.”

Të tilla rezultate, përtej teknologjisë si faktor ndikues, sipas ekspertës së arsimit, Irida Sina është mënyra e të zhvilluarit mësim në shkollat tona.

“Ne e masim arritjen e një nxenësi sa është ai në gjendje të riprodhojë tekstin, sa kohë ne kemi këtë lloj sistemi vlerësimi nuk mund te kemi as mendim krijues e as kritik në shkollat tona. Duhet t’i nxisim nxënësit në analiza, të krijojnë nëpërmjet aftësive.”

Një situatë e tillë pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në fuqinë punëtore të së ardhmes.

“Ka një hendek shumë të madh dhe realisht është një këmbanë alarmi, sepse nëse nuk kemi të rinjtë që janë krijues dhe nuk kanë mendim kritik do kemi krizë në vendet e punës. Mendoni sikur të rinjve t’u mësojmë teknologjinë, a do kishin vlera nëse nuk do dimë se çfarë të bëj me këto aftësi që më janë dhënë.”

Si zgjidhje, shihet kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve në mënyrë cilësore.

“Nuk mund të kualifikojmë mësues me dy ditë trajnim. Trajnimi duhet të jetë praktik.”

Në testin ndërkombëtar të PISA-s, 15-vjeçarët shqiptarë të vitit 2022 rezultuan më të dobët në matematikë dhe gjuhë shqipe sesa ata të 2018-ës.

Tv Klan