Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Pjetër Arbnori, pjesëmarrës në varrimin e Syl Luzhaj, në Tropojë, ka treguar sot në një konferencë për shtyp, rreth situatës më të fundit në rrethin verior.

Pjetër Arbnori:- “Ne ishim gjithashtu për të parë edhe gjendjen në Tropojë dhe për të demaskuar me fakte, gënjeshtrën e madhe të qeverisë, se gjoja në Tropojë është bërë sulm kundër institucioneve. Kjo ishte një gënjeshtër e pabesueshme, kur ne i pamë me sytë tanë, që këto institucione ishin në rregull, përveç nja dy xhamave të vegjël të thyer”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego