Kënga e Don Xhonit dhe Loredanës është një ndër projektet muzikore më të dëgjuara të momentit.

Bashkimi i forcave nga artistët ka qenë mjaft i suksesshëm dhe kënga numëron më shumë se 5 milion klikime në “YouTube” për vetëm pak ditë nga publikimi.

“E gjuj një plumb për ty, o bejb”, ka qenë refereni që është bërë shumë viral kohët e fundit në rrjetet sociale, sidomos në TikTok ku videoja po risjellet nga fansat e dyshes me nota humori.

Nga ana tjetër, po thuhet se ky varg që po bën namin mund të jetë një përgjigje ndaj një kënge të Mozzikut.

Sjellim në vëmendje se bëhet fjalë për “Madonna”, këngë e publikuar në vitin 2020 dhe mes vargjeve, Mozzik thotë:

 “Nuk ia blej alltinë (armën) se s’dihet edhe vranë!”

Ndërkohë, Loredana thotë: “E gjuj një plumb për ty o bejb!”

Fansat janë të mendimit se vargu viral nga kënga e Loredanës dhe Don Xhonit është një përgjigje ndaj projektit muzikor të Mozzik-ut “Madonna”.

Nuk dihet sa të vërteta mund të jenë këto aludime, por nuk ka asnjë dyshim se Mozziku dhe Loredana dinë gjithmonë si të na surprizojnë./tvklan.al