Këngëtari Mozzik prej disa muajsh ka paralajmëruar albumin e tij të ri që duket se tashmë është gati për t’u publikuar.

Përmes postimeve në Instagram reperi ka zbuluar titullin e albumit. “Lambziki” do të publikohet më 14 Shkurt, në ditën e dashurisë.

Bashkë me albumin pritet të publikohen edhe videoklipi i këngës “Patrolla + Kriminela”.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari duke publikuar disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit ku shihet me një mastë rozë në fytyrë kombinuar edhe me xhaketën në të njëjtën ngjyrë.

“14 shkurt del albumi Lamboziki, po bashkë me album del edhe një video e këngës “Patrolla + Kriminal”, a jeni gati”, ka shkruar reperi në përshkrimin e fotove.

Në këtë album do të jenë gjithsej 14 këngë, një prej të cilave është bashkëpunim me vëllain, Getinjo. /tvklan.al