Kjo video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentet kur deputetët francezë nga radhët e të majtëve dhe liberalëve refuzojnë të shtrëngojë dorën gjatë votimit për drejtuesin e ri të parlamentit me një deputet të nacionalistëve të “Tubimit Kombëtar“.

Ata e injorojnë Flavien Termenë, i cili është deputeti më i ri në moshë i dhomës së ulët të parlamentit, 22 vjeç dhe që sipas traditës duhet t’u zgjasë dorën kolegëve të tjerë gjatë votimit për kreun e ri, në seancën e parë që drejtohet nga deputeti më i moshuar. Madje, deputeti i majtë Fronsua Pikëmal i bën shenjën e gërshërës për të shmangur dhënien e dorës.

Ky gjest i rrallë tregon tensionet e larta dhe ndasitë e thella në skenën politike franceze, ku e nacionalistët po zgjerojnë gjithnjë e më shumë numrat, e ku liberalët e Macronit dhe të majtët u bënë bashkë në raundin e dytë të parlamentareve të 7 Korrikut për të frenuar marrjen e shumicës prej tyre.

Nga ky bashkëpunim, nacionalistët e Zhordan Bardelasë nuk arritën sërish të merrnin kreun e parlamentit, post në të cilin u rizgjodh Jaël Bron Pive.

Tv Klan