Lajme Arkiva 2003

Policia e Gjirokastrës arrestoi një person të identifikuar si grabitës i objekteve kishtare. L.M. nga Pogradeci u kap në fshatin Terihat të komunës së Dropullit të Poshtëm së bashku me sendet e vjedhura, në momentin e arrestimit, 27 vjeçarit i është kapur edhe një sasi të hollash rreth 500 mijë lekë si edhe sende të tjera. L.M. sipas policisë së Gjirokastrës ka përdorur mjete të forta për të hyrë në kishë ku ka grabitur edhe objektet kishtare me vlera të mëdha kulturore.

Flakët përfshinë një shtëpi në Memaliaj. Për shkaqe ende të panjohura të pasdites së djeshme, flakët kanë përfshirë një shtëpi njëkatëshe në qytetin e Memaliajt. Temperaturat e larta kanë bërë që flakët në pakë minuta të përpijnë gjithçka. Banorët e lagjes janë përpjekur të shuajnë zjarrin me kova me ujë duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve. Zjarri ka djegur të gjitha orenditë shtëpiake por për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima. Shtëpia i përkiste një çifti të moshuarish që prej vitesh jetonin vetëm./tvklan.al