Mbarëvajtja e sezonit turistik dhe qetësisë publike në plazhin e Shëngjinit dhe qytetin e Lezhës është bërë e mundur në sajë të një plani masash të vënë në zbatim nga drejtoria e policisë së këtij qarku.

Në bashkëpunim me policinë rrugore janë kryer kontrolle në aksin që të çon drejt plazhit të Shëngjinit. Aty ku është përqendruar dhe numri më i madh i mjeteve dhe pushuesve. Nga këto kontrolle është bërë i mundur bllokimi i shumë automjeteve për mungesë dokumentacioni. Si dhe janë ndaluar disa persona për armëmbajtje pa leje.

Për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike është bërë dhe koordinimi me bizneset që të mos lejohet prishja e qetësisë pas orës 12 të natës. Janë gjithsej 85 postblloqe të policisë që përgjatë 24 orëve mbajnë nën kontroll situatën.

Në këtë mënyrë është bërë e mundur parandalimi i aksidenteve të cilat krahasuar me një vit më parë ka në rënie me gati 50%. Këto masa të ndërmarra nga drejtoria e policisë në Lezhë do të vijojnë edhe në ditët ne vazhdim deri në përfundim të sezonit veror./tvklan.al

Gazetar: Gjergj Figuri