Klodian Branko: “Ditën e sotme nga ana e drejtorisë kundër krimeve të organizuara në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u finalizua me sukses operacioni i koduar “Oktapodi”, ku u sekuestruan rreth 8 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, si dhe u arrestuan në flagrancë tre shtetas: Enver Gjura, 66 vjeç, lindur dhe banues në Librazhd, Oltjon Gjura, 22 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe Ermal Gjura, 20 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, pajisjen për presim dhe përzierjen e lëndës narkotike. Për rreth dy muaj nga drejtoria kundër krimit të organizuar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është hetuar aktiviteti i këtyre shtetasve dhe lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë. Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283 dhe 25 i kodit penal. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda”./tvklan.al