Policia britanike është vënë në kërkim të një adoleshenteje pasi është larguar nga banesa. Naomi Rees 15 vjeç nga Uellsi, besohet se është larguar bashkë me një djalë 20-vjeçar.

Familja e vajzës është e shqetësuar pasi 15-vjeçarja është larguar përpara 9 ditësh. Pamjet e kamerave të sigurisë që janë analizuar nga policia, tregojnë se Naomi kishte hipur në një autobus. Autoritetet besojnë se ajo mund të jetë takuar me 20-vjeçarin Tomas Beker, me të cilin dyshohet të jetë njohur në internet.

Policia ka shpërndarë nëpër media fotografinë e Naomi dhe të Tomas, për këdo qytetar që mund t’i ketë parë apo të ketë dijeni për vendndodhjen e tyre. Familja e vajzës ka bërë thirrje gjithashtu për ndihmë. Kërkesën e tyre ata ja kanë drejtuar edhe 20-vjeçarit, që vajza e tyre të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi nëse janë së bashku.

/tvklan.al