Lajme Arkiva 2003

Policia ka nxjerrë me forcë 14 gra të cilat prej 3 ditësh kishin hyrë në grevë urie në mjediset e ish Uzinës Mekanike Bujqësore në Shkozet të Durrësit.

Të maskuar si infermier dhe me pretekstin se në dhomën ku zhvillohej greva kishte lëndë plasëse dhe helmuese që gratë mund t’i përdornin për tu vetëhelmuar policët me shkopa gome kanë shpërndarë grevistet. Para një muaji mjediset e ish uzinës mekanike bujqësore u privatizuan nga agjencia kombëtare e privatizimit.

Pas kësaj pronari i r kërkoi rreth 25 familjeve që prej 10 vitesh përdornin si banesa ambientet e uzinës ti braktisnin ato. 14 gratë u futën në grevë pasi autoritetet lokale nuk u dhanë asnjë përgjigje se kush do të ishte fati i tyre./tvklan.al