Lajme Arkiva 2003

Policia Tatimore ka nisur operacionin për bllokimin e 300 subjekteve private të cilët zhvillojnë aktivitet në mënyrë të paligjshëm dhe të paregjistruar në organet tatimore, kryesisht këto kanë qenë në bare dhe në restorante. Qëllimi i këtij operacioni ka qenë rilicencimi i të gjitha subjekteve që nuk ishin kryer brenda vitit 2002.

Sipas policisë tatimore afati i fundit i vendosur për rilicencim do të jetë deri në fund të muajit maj me ndryshim nga vitet e tjera ku subjektet kishin të drejtë të licencoheshin një herë në vit.

Sipas burimeve zyrtare operacioni i zhvilluar nga administrata tatimore ka si synim uljen e evazionit fiskal dhe eliminimin e ekonomisë informale  që ofrohet nga këto subjekte të cilat nuk deklarojnë asnjë të ardhur në arkën e buxhetit të shtetit./tvklan.al