Lajme Arkiva 2003

Një sasi armatimi është gjetur nga policia e Gjirokastrës në afërsi të fshatit Lazarat. Municioni u gjet në një gropë të betonuar në ambientet e braktisura të ofiçinës  të ish fermës shtetërore.

Forcat e policisë në vendngjarje janë habitur kur kanë parë dy flakëhedhës, me dhjeta predha murtajë dhe granat hedhës në gropën me municion.

Policia kriminale dhe grupi i gatshëm kishin marrë informacion paraprak për vendodhjen e sasisë së municionit. Pas gjetjes së vendndodhjes së fshehtë edhe vetë banorët e Lazaratit kanë dorëzuar të tjera armë që u kishin mbetur në shtëpi që në kohët e trazirave të ’97.

Kështu policia e Gjirokastrës ka mbledhur edhe 18 automatik kallashnikov, një top 75 milimetërsh, kundërtank, si dhe disa pushkë./tvklan.al