2 persona janë proceduar në gjendje të lirë në Këlcyrë, pasi kanë ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke të mbuluara me bimësi të ndryshme.

“Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe Stacioni i Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. P., 49 vjeç, banues në fshatin Taroninë dhe F. A., 62 vjeç, banues në Këlcyrë,” njofton policia.

49-vjeçari banues në Torinë, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Shpë”, Zhulat, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira. Kurse 62-vjeçari F.A., banues në Këlcyrë ndezi zjarr për të djegur mbeturinat. Por në të dyja rastet përhapja e flakëve dogji sipërfaqe toke të mbuluara me bimësi, duke rrezikuar edhe disa të tjera.

“49-vjeçari ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Shpë”, Zhulat, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, ndërsa shtetasi F. A. ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Jenigez”, Karat, për të djegur mbeturinat. Si pasojë e përhapjes së flakëve, në të dyja rastet, janë djegur sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në këto zona,” thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore./tvklan.al