Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Partia Demokratike duke denoncuar si një akt të papërgjegjshëm që i kundërvihet tërësisht paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe komunitetit ndërkombëtar, rikujton edhe njëherë se kanë ikur, kanë perënduar, kanë marrë fund të gjitha ambiciet kolonialiste të Serbisë apo të çdo shteti tjetër në Evropë. Tirana zyrtare nuk ekziston si Ministri e Jashtme. Nuk ekziston Ministria e Jashtme në Shqipëri. Çfarë roli mund të lozësh kur nuk ke Ministri të Jashtme? Zero asnjë rol nuk mund të lozësh.

Ilir Zela: Ky lloj qëndrimi shkon në kundërshtim me logjikën e rezolutës 12.44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila parasheh një proces të përcaktimit të statusit të Kosovës në terma të caktuara duke ju referuar marrëveshjes së arritur në Rambuje.

Sabri Godo: Do të ishte një gjë e përbindshme të thuhej, por më duket se tani shumë kush po bindet që ky tensionim që është atje në Kosovë, atentatet që ndodhin atje, duhet të kenë një origjinë tjetër. Më duket sikur e banalizon punën kur thua, por unë ja kam frikën shumë verbimeve sekrete serbe, të cilat mund të bëjnë edhe krime të përbindshme vetëm e vetëm për të krijuar një situatë stabilizimi në Kosovë dhe për ti thënë botës që Kosova kështu nuk mund të qeveriset, Kosova duhet të rikthehet në gjirin tonë.

Tritan Shehu: Kjo deklaratë tregon se akoma në Serbi vazhdojnë të jenë disa ide realiste shumë larg realitetit të cilat përbëjnë pengesë për zhvillimet në atë vend./tvklan.al